LAJMI I FUNDIT:

Osmani shtron iftar për udhëheqësit e BIK-ut, Kurtin dhe Konjufcën

Osmani shtron iftar për udhëheqësit e BIK-ut, Kurtin dhe Konjufcën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtruar sonte një iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga iftari, duke uruar që besimtarët të kenë një agjërim të pranuar, transmeton Telegrafi.


“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19″, ka pohuar Kurti.

Tutje, ai ka shkruar ” uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe. Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori