LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Rinkeviç: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj agjendës së reformave eurointegruese

Osmani-Rinkeviç: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj agjendës së reformave eurointegruese

Në margjinat e Seancës së 77-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkeviç, njoftojnë nga MPJ.

“Të dy bashkëbiseduesit folën për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian nën lupën e fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke falënderuar për mbështetjen parimore të Republikës së Letonisë të rrugës sonë të integrimit evropian, Ministri Osmani informoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën e reformave për rrjedhën pa pengesa të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.


Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë në pasojat në Evropë, të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dhe për rolin e vendeve baltike për ta forcuar këtë pjesë të Aleancës, thuhet në deklaratën  e MPJ-së.

Gjithashtu, sshtojnë nga atje, u shkëmbyen mendime edhe rreth kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për çështjet aktuale në domenin e politikës së jashtme dhe të sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori