Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kroaci.
Osmani pas takimit që ka pas me presidentin kroat, Zoran Milanoviq, tha se Kosova është më fat që ka një aleatë si Kroacia, transmeton Telegrafi.
“Ju shprehi mirënjohjen presidentit Milanoviq, shtetet tona ndajnë vizon të përbashkët. Kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme, e shohim Kroacinë si ndër aleatët kryesor. Na lidh historia e përbashkët, përpjekja për liri e shtet”, është deklaruar Osmani.
Presidentja ka thënë se Kosova po përballet më një situatë të rëndë, pas agresionit serb më 24 shtator.
“Kosova në periudhën e fundit po përballet me një ndër situatat më të rënda në 25 viteve të fundit, shkaku i veprimeve hibride nëpërmjet aktiviteteve terroriste, dhe agresionit të sponsorizuar dhe urdhëruarit nga Serbia. Prandaj, shpresoj që partnerët ndërkombëtarë do të dëshmojnë e tregojnë veprime të vendosura për të ndaluar Serbinë në përpjekjet për destabilizim jo vetëm të Kosovës por gjithë rajonit”, tha mes tjerash ajo.
Osmani shtoi tutje se ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që po përballet Kosova.
“Ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që po përballemi në Kosovë, Kroacia edhe vetë në vitin 1999 u përball më një matricë të ngjashëm të agresionit, duke u përballur me serbë, nga regjimi i atëhershëm në Serbi. Presim mbështetjen e Kroacisë në sfidën e sigurisë, që mund të ketë pasoja edhe më shumë në rajon”.
Sipas Osmanit, nëse nuk merren masa na ndërkombëtarë, Serbia do të vazhdojë me sulme tjera ndaj Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City