LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Partneriteti i suksesshëm mes agjencive të OKB-së dhe qeverisë zgjat për më shumë se 20 vjet

Osmani: Partneriteti i suksesshëm mes agjencive të OKB-së dhe qeverisë zgjat për më shumë se 20 vjet

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak.

Në takim u diskutuan hapat e ardhshëm dhe mënyra për përforcimin shtesë të partneritetit strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.


Gjatë bisedës, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që vendi ynë e merr nga KB-të në procesin e demokratizimit të vendit, si dhe për mbështetjen në fusha të rëndësishme për qytetarët, në veçanti në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

“Kombet e Bashkuara me agjencitë e saja në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partner të Qeverisë në dialog për strategjitë sektoriale dhe politike si dhe mbështetës aktiv në koordinim sektorial përmes projekteve që vazhdimisht po zbatohen gjatë 20 viteve të fundit”, theksoi Osmani.

Në këtë kontekst ai shprehu kënaqësinë e tij nga puna e zyrës së UNOPS-it e cila u hap vitin e kaluar, në drejtim të implementimit të mjeteve nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Suedisë, mbështetja bilaterale e së cilës paraqet bazë për implementimin e projekteve të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut për mbështetje të procesit të integrimit evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori