LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për situatën në veri, jam në koordinim me partnerët tanë

Osmani: Jemi afër zgjidhjes për situatën në veri, jam në koordinim me partnerët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të mërkurën se zgjidhja për situatën në veri është afër.

Në një konferencë për media të mbajtur pas adresimit të saj në Parlamentin Evropian, Osmani ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për t’i tejkaluar sfidat që lidhen me zhvillimet e fundit dhe tensionet e krijuara në komunat në veri të vendit.


Po ashtu, ajo ka theksuar se në vazhdimësi është në kontakt me partnerët e Kosovës, teksa ka shtuar se “rruga përpara duhet të jetë e përbashkët”.

“Vërtetë edhe unë mund t’i quaj sfida me të cilat po ballafaqohemi tani, por sfida që do t’i tejkalojmë, jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar. Jam vazhdimisht në diskutime, në kontakt me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thoja që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët, janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen”, është shprehur Osmani, duke shtuar se ka besimin e plotë që kjo sfidë do të tejkalohet.

Presidentja gjithashtu ka komentuar shkurt anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila ishte paraparë të mbahej sot në Gjakovë.

Osmani ka thënë se dy shtetet duhet të bashkëpunojnë sidomos kur ka sfida.

“Kjo është çështje mes dy qeverive, besoj mund t’i merrni përgjigjet më konkrete prej tyre pse ka ardh deri të kjo. Unë jam e bindur se Kosova dhe Shqipëria do të ulen bashkë, duhet të ulen bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende janë fqinje por si dy motra, është detyrim kombëtar që të punojmë me njëra-tjetrën, edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”.

Në fund, ajo ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Para gazetarëve, presidentja ka bërë të ditur se drafti është duke u përgatitur nga institucionet e Kosovës dhe se po bëhet punë në këtë drejtim.

“Ai draft është duke u përgatitur. Po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra të rëndësishëm, Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari”, është shprehur Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori