LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë flasin për fuqizimin ekonomik të grave

Osmani dhe përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë flasin për fuqizimin ekonomik të grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios, të cilit i uroi mirëseardhje dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet, të cilat do të zbatohen në Kosovë nga UNDP-ja.

“Gjatë takimit Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin dhe personat me nevoja të veçanta. Presidentja Osmani kërkoi mbështetje për projektet, të cilat janë ndër prioritetet e mandatit të saj, të cilat përfshinë fuqizimin ekonomik të grave, përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe agjendën e gjelbër”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërsa, përfaqësuesi i UNDP, u shpreh i hapur për të bashkëpunuar për t`i përkrahur këto prioritete duke marrë parasysh edhe projektet e ngjashme që po zhvillohen në rajon.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Presidentja Osmani. Presidentja falënderoi UNDP-në për partneritetin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe nga ky takim u riikonfirmua mbështetja edhe për këtë vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori