Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajnë një konferencë për media, ndërsa bëhet e ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes.

Konferenca do të mbahet në ora 13:30 në hollin e Kuvendit.

Ndryshe, afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00

Por në LVV thonë se janë treguar të hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës.

Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin. “Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu. /Telegrafi/