Presidentja Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani.
Pas takimit me përfaqësues të partive politike, Osmani ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.
Osmani, ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.
Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, i cili edhe vet dha dorëheqjen nga pozita e ministrit në qeverinë e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

KFOR-i largon telat gjemborë në Zveçan

Mbyti nënën me plastmas, del foto e të riut nga Përmeti, student ekselent në Amerikë

Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkon shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike

BE e gatshme të mirëpres Kurtin e Vuçiqin në takim: E rëndësishme në këtë fazë është ulja e tensioneve

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium