LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Akoma nuk kemi vendim përfundimtar

Osmani: Akoma nuk kemi vendim përfundimtar

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, para pak çastesh ka folur për gazetarët para selisë së partisë së tij në Reçicë të Vogël. Ai tha se BDI akoma nuk ka sjellur vendim përfundimtarë dhe se akoma bisedohet për pesë opsionet e tyre, koalicioni me OBRM-PDUKM-në, koalicioni me LSDM-në, koalicion i zgjeruar, BDI- të qëndrojë në opozitë dhe zgjedhje të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani i demantoi zërat së brenda partisë ka përplasje për atë se a do të koalicionohet me Nikolla Gruevskin ose jo, ndërsa për vendimin e përfundimtarë ai tha se do të duhet të presim akoma./Telegrafi/