LAJMI I FUNDIT:

Organizonin lojëra fati, arrestohen katër persona në Fier

Organizonin lojëra fati, arrestohen katër persona në Fier

Policia ka zbuluar 3 lokale në Fier ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me kompjuterë dhe me celularë.

Gjatë operacionit të quajtur “Fati i lojërave” policia ka arrestuar 4 persona, 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.


Gjithashtu policia ka sekuestruar 7 celularë dhe 3 kompjuterë, nëpërmjet të cilëve organizoheshin lojëra fati, raporton euronewsalbania.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale në Fier dhe në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.

-U vunë në pranga shtetasit A. B., 45 vjeç dhe M. O., 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga shtetasi M. O.

-U vu në pranga shtetasi F. S., 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., 64 vjeç dhe Sh. H., 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.

-U vu në pranga shtetasi K. T., 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. J., alias A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar shtetasi K. T., ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Për këto raste u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori