LAJMI I FUNDIT:

Organizohet java e sigurisë kibernetike në Kosovë (Foto)

Organizohet java e sigurisë kibernetike në Kosovë (Foto)

Sentry dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) me mbështetje të Raiffeisen Bank organizojnë aktivitetin më të madh ndonjëherë në Kosovë, në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Nga 11-17 Shtator, në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) në Prishtinë, për herë të parë organizohet Java e Sigurisë Kibernetike, aktiviteti më i madh i organizuar ndonjëherë në Kosovë për komunitetin e hacker-ëve dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike. Me rritjen e varshmërisë nga teknologjia të sektorit publik dhe privat, kërcënimet dhe sulmet po barten furishëm në hapësirën kibernetike, dukuri e njohur ndryshe edhe si “dimenzioni i pestë i luftës”. Me qëllim të ndërtimit të një mburoje sa më të fuqishme për asetet private dhe kombëtare, kërkohet një bashkëpunim i të gjihtë hisedarëve, nga të gjitha fushat.


Java e Sigurisë Kibernetike, i cili do të jetë aktivitet i përvitshëm do të mbledhë ekspertë, hulumtues, studentë, profesorë, biznese, përfaqësues të Qeverisë dhe shoqërisë civile, për të ndarë përvojat, njohuritë, informatat, si dhe për të bashkërenduar dhe adoptuar aktivitetet karrshi kërcënimeve dhe rreziqeve.

Përveq trajnimeve profesionale për studentë dhe ligjeratave të hapura, gjatë Javës së Sigurisë Kibernetike një theks i veqantë do t’i kushtohet sigurisë së koorporatave, infrastrukturës mbrojtëse, menaxhimi i incidenteve kibernetike, terrorizmit kibernetik, propagandës kibernetike, ndërlidhja me sistemet bankare, krypto-valutat si shembujt më të mirë për edukimin e punonjësve të koorporatave.

Gara 48-orëshe “Capture the flag” do të jetë eventi më i madh dhe përmbyllës i edicionit të parë, gjatë së cilit pesë ekipe ekpertësh të rinj do të demonstrojnë sulm-mbrojtje në sisteme të qasshme kompjuterike. Të gjitha “target platformat” janë fiktive, por garuesit do të përdorin mjete reale për të arritur objektivat dhe për të kaluar nga një mision në tjetrin. Kjo garë ka karakter edukativ dhe synon përditësimin e pjesëmarrësve me teknikat dhe mjetet më të avancuara të sulmit/mbrojtjes në fushën e Sigurisë Kibernetike. Ekipi fitues i kësaj gare do të shpërblehet me 1,000 Euro para të gatshme nga Raiffeisen Bank.

Komuniteti i “white hat hacker” është një grup i mirë-organizuar në Innovation Centre Kosovo nëpërmjet programit të Akademisë Kibernetike, dhe fitues i shumë garave dhe çmimeve brenda dhe jashtë vendit.

Për më shumë informata rreth edicionit të parë të Javës së Sigurisë Kibernetike kliko KËTU.

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
OnePlus 10 Pro më në fund lansohet në Kinë - specifikat dhe detajet

OnePlus 10 Pro më në fund lansohet në Kinë - specifikat dhe detajet

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Teknologji
SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

Teknologji
Kalo në kategori