LAJMI I FUNDIT:

Organizatorët anulojnë ceremonitë e ndarjes së Çmimeve Nobel

Organizatorët anulojnë ceremonitë e ndarjes së Çmimeve Nobel

Për herë të parë që nga viti 1944, fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti në Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Ekonomi, nuk do të udhëtojnë në Stokholm, ku do të marrin çmimet e tyre. Kjo për shkak të epidemisë së koronavirusit, njoftuan organizatorët.

Në vend të një ceremonie në kryeqytetin suedez, fituesit do të marrin medalje dhe diploma në vendet ku ata jetojnë, njoftoi Fondacioni Nobel, raporton Reuters.


Çmimet tradicionalisht jepen më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili themeloi çmimin. Atë ditë, televizioni suedez do të transmetojë një shfaqje që do të tregojë prezantimin e çmimeve të vitit në pjesë të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel, i cili po organizon Çmimin Nobel për Paqë në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, ka njoftuar se ceremonia e këtij viti nuk do të zhvillohet në bashkinë e qytetit (për shkak të pandemisë), por në sallën e universitetit ku u dhanë çmimet nga viti 1947 e deri më 1989. Do të ketë një numër të kufizuar të njerëzve në ceremoni, ndërsa është anuluar banketi i cili mbahet tradicionalisht pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen, është anuluar.

Ndryshe, fituesit e Çmimit Nobel shpallen në tetor dhe ceremonitë mbahen tradicionalisht më 10 dhjetor në Stokholm dhe në Oslo. /Telegrafi/