LAJMI I FUNDIT:

PEN-i amerikan reagon për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi

PEN-i amerikan reagon për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi

PEN-i amerikan, ka reaguar pas ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Në reagimin e bërë nga PEN Amerika, thuhet se nuk mund të pranohet që çmimi Nobel për Letërsi t’i ndahet shkrimtarit austriak, Peter Handke, transmeton Telegrafi.


“PEN-i Amerikan përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e çmimit Nobel për Peter Handken duhet të jetë një përjashtim.

Fillon peticioni online kundër fituesit të Nobelit i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para
Lexo po ashtu Fillon peticioni online kundër fituesit të Nobelit i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para

Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij, publikisht, që të shtrembërojë të vërtetat historike dhe t’i japë përkrahje kryesit të gjenocideve, si ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq dhe ish-liderit serb të Bosnjes, Radovan Karagjiq”, thuhet në reagim.

PEN-i amerika bën të ditur se është  angazhuar për të luftuar gënjeshtrat e qëllimshme dhe shtrembërimin e fakteve.

“Shoqata jonë për më shumë është e angazhuar që të punojë që të shuajë të gjitha urrejtjet dhe të triumfojë ideali i jetesës në paqe dhe me barazi. Shoqata e shkrimtarëve amerikan kundërshton që çmimin shumë i rëndësishëm i Nobel-it t’i jepet një shkrimtari i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan. Ne e kundërshtojmë vendimin që një shkrimtar, i cili ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje krimet në luftëra që janë krejtësisht të dokumentuara, të vlerësohet për ‘aftësi gjuhësore’. Në një kohë kur po rritet nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe po shpërndahet dezinformata në gjithë botën, komuniteti i Letërsisë meriton diçka më shumë se kjo. Ne ndiejmë shumë keqardhje për zgjedhjen e Nobelit për Letërsi”, përfundon  reagimi.

Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën

Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj:  Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Fjala+
AJO

AJO

Kulture
TINGULLI I HESHTJES

TINGULLI I HESHTJES

Poezi
Kalo në kategori