LAJMI I FUNDIT:

Orban vjen edhe me një deklaratë ‘bombë’ – bën thirrje për ‘shpërndarjen e Parlamenti Evropian’

Orban vjen edhe me një deklaratë ‘bombë’ – bën thirrje për ‘shpërndarjen e Parlamenti Evropian’

Pushtimi rus në Ukrainë “kishte vetëm humbës deri më tani”, ka thënë kryeministri hungarez të mërkurën, duke deklaruar se “të dyja palët dhe ekonomia evropiane” kanë marrë të gjitha një goditje nga agresioni i Moskës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, konferenca e shtypit gati tre-orëshe, e mbajtur çdo vit, është pothuajse i vetmi rast i vitit kur Victor Orban pranon pyetje nga media ndërkombëtare ose media kritike hungareze.


Udhëheqësi joliberal i krahut të djathtë, i cili fitoi mandatin e katërt radhazi në detyrë në prill, është përfshirë në beteja të shpeshta me BE-në, e cila e akuzon atë për shkelje të normave demokratike.

Por të mërkurën, Orban kritikoi Parlamentin Evropian për zbulimet e fundit të një skandali korrupsioni me para për favore që dyshohet se përfshinin Katarin dhe huazoi një frazë nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se ishte koha për të “kulluar kënetën” në Bruksel.

Skandali, tha Orban, kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e institucionit dhe se madje ai mbështet shfuqizimin e organit siç ekziston aktualisht.

Orban bëri thirrje gjithashtu që anëtarët e Parlamentit Evropian të delegohen nga parlamentet kombëtare në vend që të zgjidhen.

“Hungarezët do të dëshironin që Parlamenti Evropian të shpërndahej në formën e tij aktuale”, citohet të ketë thënë Orban, shkruan më tej Euronews.

“Shkalla në të cilën është dëmtuar reputacioni i Parlamentit Evropian në Hungari është e lehtë për t’u përgjigjur: aspak, sepse nuk mund të ishte më i ulët”.

Konferenca e shtypit e së mërkurës erdhi pasi BE-ja ka ngrirë më shumë se 12 miliardë euro fonde për Hungarinë.

Në shtator, Parlamenti Evropian deklaroi se Hungaria nuk mund të konsiderohet më një demokraci dhe do të bëhet “një regjim hibrid i autokracisë zgjedhore” nën udhëheqjen e Orban – një akuzë që qeveria e tij e ka hedhur poshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori