Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin për javën e tretë të Superligës, respektivisht javën e dytë të Ligës së Parë.

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do ta hapë javën e tretë në IPKO Superligë.

Ndërkohë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndër të cilat edhe dueli ndërmjet kampionit, Feronikelit dhe nën-kampionit, Prishtinës, derisa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Formacioni më i mirë i javës së dytë në IPKO Superligë Formacioni më i mirë i javës së dytë në IPKO Superligë

Në Ligën e Parë, Liria e pret KEK-un të shtunën, ndërsa Besa udhëton te Vitia.

Pas ndeshjeve të kësaj jave, skuadrat e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë do të pauzojnë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

IPKO Superliga – Java e 3-të

E premte, 30.08.2019 ora 16:00

Dukagjini – Drita

E shtunë, 31.08.2019 ora 16:00

Feronikeli – Prishtina

Llapi – Ballkani

Flamurtari – Ferizaj

E diel, 01.09.2019 ora 16:00

Trepça’89 – Drenica

Gjilani –  Vushtrria

Liga e Parë – Java e 2-të

E shtunë, 30.08.2019 ora 16.00

Istogu – Onix

Liria – KEK-u

Arbëria – Ramiz Sadiku

Vitia – Besa

E diel, 01.09.2019 ora 16.00

Vllaznia (P) – Malisheva

Vëllaznimi – Drenasi

Dardana – 2 Korriku

Trepça – Ulpiana luhet në javën e ardhshme.

/Telegrafi/