Orari dhe gjyqtarët e javës së 29-të në Superligë


Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë të premten.
Lideri aktual i kampionatit, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Gjilanit në ‘Riza Lushta’.
Skuadra mitrovicase po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit, ndërsa këtë takim do ta drejtojë Besfort Kasumi.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të tjera, ku Drenica luan përballë Hajvalisë ndërsa Feronikeli me Besën e Pejës.
Ndërkohë të dielën, vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Liria – Drita e cila do të drejtohet nga Selim Isufi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































