LAJMI I FUNDIT:

Ora që paralajmëron apokalipsin (Video)

Ora që paralajmëron apokalipsin (Video)

Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj, dhe ka qenë shumë afër mesnatës vetëm në një rast. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin.

Vetëm në 1953 ajo ishte shumë afër mesnatës, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit. Në këtë kohë thonë shkencëtarët koha u vendos 2 minuta para mesnatës.


Ndërsa më larg se mesnata ka qenë në 1991, afërsisht 17 minuta, kohë që përkonte me deklarimin e fundit të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA duke hequr armët bërthamore.

Që nga 2015 ora ka qenë tre minuta nga mesnata, por me presidencën e Donald Trump, ndryshimet klimaterike dhe rritja e kërcënimit në botë, përfshi dhe terrorizmin, shkencëtarët e Bulletin of the Atomimc Scientists thonë se ora mund të lëvizë sërish këtë të enjte dhe të shkojë 2 minuta nga mesnata.

Muajin e kaluar në një deklaratë shkencëtarët thanë: “Tensionet mes SHB-ve dhe Rusisë që mbeten në nivele që të kujtojnë Luftën e Ftohtë, rreziku i ndryshimeve klimaterike, dhe shqetësimi për armët bërthanmore, përfshi edhe testin e fundit nuklear të bërë nga Korea e Veriut, mbeten faktor ndikues në vendimin për ndonjë çrregullim që mund të bëhet ndaj Doomsday Clock”, transmeton tch.

Ja një historik i Doomsday Clock, ora që u krijua në 1947 nga ekspertët e Bulletin of the Atomic Scientists, dhe çfarë ka thënë:

1947– u vendos ora me 7 minuta nga mesnata

1949
– 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore

1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.

1960– 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.

1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.

1968– 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.

1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë.

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Kalo në kategori