LAJMI I FUNDIT:

Oppo sjell dy telefona të ri me kamerë për selfie prej 20 MP

Oppo sjell dy telefona të ri me kamerë për selfie prej 20 MP

Kompania Oppo prezantoi sot dy telefona të ri të quajtur Oppo A75 dhe A75s.

Dallimi ndërmjet dy modeleve është vetëm në sasinë e hapësirës për ruajtje.

Pajisjet posedojnë MediaTek Helio P23 (MT6763T) SoC, ekran 6 inç me rezolucion 2160 x 1080p, transmeton KosovaPress.

Memoria RAM është 4GB, derisa hapësira për ruajtje është 32GB për A75 dhe 64GB për modelin A75s.

Telefonat në anën e pasme ka kamerë 16MP, derisa kamera për selfi është 20MP, bateria ka fuqi prej 3200mAh dhe punojnë me sistemin operativ Android 7.1 Nougat. Në anën e pasme është vendosur skaneri për gishtërinj.

Telefonat Oppo A75/A75s janë zyrtarizuar në Tajvan, ndërsa çmimi i tyre është rreth 400 dollarë.