LAJMI I FUNDIT:

Oppo prezantoi Reno8 Pro House of the Dragon Limited Edition

Oppo prezantoi Reno8 Pro House of the Dragon Limited Edition

Seriali “House of the Dragon” është një hit i madh në HBO, sezoni i parë ka përfunduar dhe fansat tani me padurim presin të dytin. Popullariteti i serisë u vendos të përdorej nga kompania Oppo.

Oppo prezantoi një version special të smartfonit të tij, Oppo Reno 8 Pro dhe e shet atë në një paketë të quajtur House of the Dragon Limited Edition Set të zbukuruar me simbolet e House Targaryen.


Paketa përfshin gjithashtu një maskë speciale të krijuar për t’i ngjasuar lëkurës së dragoit Balerion the Black Dread. Gjithashtu, ekziston një vulë e artë, një dragua me tre koka që përfaqëson familjen Targaryen.

Pjesë e paketës është një mbajtëse celulari në formë dragoi të artë dhe të zi, madje edhe kunja për heqjen e kartës SIM është në formën e një dragoi të vogël të artë.

Në Oppo, ata vërtet u përpoqën dhe i kushtuan vëmendje çdo detaji, dhe klientët do të marrin gjithashtu një unazë çelësi në formën e një dragoi me tre koka.

Ata gjithashtu do të marrin sende koleksioniste, një vezë dragoi dhe një deklaratë të shkruar me dorë nga Mbreti Viserys I Targaryen.

Ky set vërtet interesant do të jetë i disponueshëm nga 24 tetori, ndërsa çmimi ende nuk dihet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori