LAJMI I FUNDIT:

Opozitari serb, Gjilas: Është e domosdoshme që Serbia t’i bashkohet masave të BE-së kundër Rusisë

Opozitari serb, Gjilas: Është e domosdoshme që Serbia t’i bashkohet masave të BE-së kundër Rusisë

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Gjilas, në Serbi vlerësoi se është e nevojshme që Serbia t’i bashkohet masave të BE-së në raport me Rusinë, për të parandaluar rrezikun e izolimit dhe margjinalizimit.

Kreu i partisë opozitare në Parlamentin serb, i cili kryeson delegacionin e SSP-së në Uashington, në një intervistë për televizionin “Nova”, ka deklaruar se këto masa duhet të vendosen pavarësisht se pasojat e tyre i bartë populli dhe jo politikanët.


“Pavarësisht nëse ne besojmë se këto masa do të kontribuojnë në përfundimin e shkatërrimit dhe luftës në Ukrainë, dhe pavarësisht nga fakti që ne e dimë se të gjitha masat ekonomike kur zbatohen – ato zakonisht zbatohen në mënyrë që populli të bart pasojat më të mëdha, e më pak politikanët. Ne e dimë këtë nga përvoja personale”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ai tha se numri më i madh i investitorëve vijnë nga BE-ja dhe bota perëndimore, se Serbia eksporton më së shumti në BE dhe se ka bashkëpunim më të madh ekonomik me atë pjesë të botës.

Gjilas gjithashtu tha se në Uashington kanë shprehur vërejtjet e tyre për gjithçka që ka të bëjë me pozitën e mediave të lira dhe të pavarura, nivelin e korrupsionit dhe, siç shtoi ai, gjithçka që po ndodh në Serbi, që nuk është e mirë.

“Ne kemi paraqitur për herë të parë iniciativën për të krijuar një qendër rajonale në Beograd për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe prej andej për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon,” tha ai.

Ai vuri në dukje se “shumë kohë më parë, krimi pushoi të jetë i lidhur me një shtet”, dhe theksoi se ai është kthyer në një problem rajonal.

“Kjo është një mënyrë që në bashkëpunim me të gjitha agjencitë botërore që po e luftojnë kundër kësaj, të luftojmë së bashku dhe të sjellim një situatë ku i gjithë Ballkani Perëndimor, që sot është gëlltitur nga korrupsioni, i gllabëruar nga krimi i organizuar, të bëhet një vend më i mirë për të jetuar”, tha lideri i SSP-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori