LAJMI I FUNDIT:

​Opozita kritikon Kurtin për dialogun: Po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova

​Opozita kritikon Kurtin për dialogun: Po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova

Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova në dialogun me Serbinë.

Reklama

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bëjnë thirrje Kurtit që të fokusohet tek arritja e marrëveshjes finale me Serbinë dhe të lë anash dialogun teknik.

Beqa: Kurti po humbet kohë në dialog

Dështimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksel, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e sheh si stërzgjatje të dialogut.

Ai thotë për KosovaPress se Kosova po vazhdon të humbet kohë në dialog dhe se kjo i leverdis vetëm Serbisë.

“Kryeministri Kurti duhet të merret me dialogun për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, ku përfshihen edhe marrëveshje të tjera. Për momentin e shoh që po humb kohë me dialog teknik dhe është në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova. Nuk po e shoh se ka ndonjë format apo agjendë për dialogun, por mendoj se është e rëndësishme që Kosova të mbyllë çështjen me Serbinë dhe të kemi një njohje reciproke mes dy shteteve. Fokusi i qeverisë mendoj se duhet të jetë te marrëveshja e madhe, por jo të merret me marrëveshje teknike të cilat kanë qenë edhe më herët”, thotë ai.

Kadrijaj: Kurti ka kaluar në dialog teknik

Kritika adreson edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë  se ka ardhur koha që dialogu të kalojë në nivel politik, drejt arritjes së marrëveshjes finale me njohje reciproke.

“Kemi kaluar në një dialog jo politik, në një dialog teknik. Qeveria jonë në këtë situatë po merret me çështjen e targave që shumë pak ka rëndësi dhe nuk po kalon në dialog politik. Ne si AAK kemi kërkuar që të shkohet në dialog për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese ku respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, ku respektohet organizimi i brendshëm, kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, shton ajo.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë kësaj jave deklaroi se Serbia po saboton dialogun. Ai e konsideroi fajtore shtetin fqinj edhe për vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.

Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se takimi i nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq mund të ndodh në fillim të muajit gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Lajme
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Lajme
Kalo në kategori