LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Jabllanoviqi në krye të Listës Serbe – paradoks, qeveria ta prish koalicionin me ta

Opozita: Jabllanoviqi në krye të Listës Serbe – paradoks, qeveria ta prish koalicionin me ta

Në media sot është raportuar se Aleksandar Jabllanoviqi është zgjedhur kryetar i Listës Serbe dhe se ai tashmë ka kryer të gjitha procedurat legale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

E zgjedhja e Jabllanoviqit si kryetar i Listës Serbe, po konsiderohet si paradoks dhe shenjë e normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.


Ndërkaq për mundësinë e rikthimit të tij në institucionet e Kosovës, opozita thotë se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Në Lëvizjen Vetëvendosje i kanë thënë Telegrafit se zgjedhja e Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe e vërteton edhe njëherë qëllimin e këtij subjekti dhe qasjen që ata e kanë karshi, jo vetëm Kosovës si shtet, por edhe historisë së afërt të saj.

“Ata qartas po tregojnë se në krye të partisë e duan dikë që është shkarkuar nga posti ekzekutiv për fyerje ndaj nënave të Gjakovës, dikë që e ka shprehur sheshazi dhe në mënyrën më brutale urrejtjen ndaj shqiptarëve”, ka thënë për Telegrafin, deputetja Shqipe Pantina.

Pantina ka theksuar se fatkeqësia më e madhe këtu është prezenca e Listës Serbe në institucione, duke ditur qëndrimet e saj dhe luftën që i bën shtetit te Kosovës.

Aleksandar Jabllanoviq kryetar i Listës Serbe
Lexo po ashtu Aleksandar Jabllanoviq kryetar i Listës Serbe

“Pra, terreni që i është dhënë është më shqetësues sesa kush e udhëheq atë, sepse me këdo në krye, ata kanë qëllime kundër shtetit të Kosovës”, tha Pantina.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se Aleksandar Jabllanoviq nuk ka të drejtë të jetë pjesë e institucioneve.

“Organizimi i brendshëm i partive politike apo i listave e i lëvizjeve është çështje e brendshme të tyre se si dhe kënd e vendosin në krye të tyre apo struktura. Nëse janë persona me precedentë penalë duhet të merret drejtësia me ta. Personi në fjalë të cilin ju po e potenconi nuk ka të drejtë që të jetë pjesë e institucioneve”, tha Lekaj për Telegrafin, duke shtuar më tej se partnerët e kësaj liste në qeverisje duhet ta rishqyrtojnë pozicionin e kësaj liste në qeveri edhe deri në prishje të koalicionit me ta.

“Një Listë Serbe edhe ashtu shumë destruktive në raport me institucionet e Kosovës, tani edhe me Jabllanoviqin në krye të saj do të jetë edhe më e vështirë për tu mirëkuptuar me ta”, u shpreh Lekaj.

Lekaj ka theksuar se do t’i bëjnë thirrje qeverisë dhe pozitës në Kuvend që të rishqyrtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me Listën Serbe nëse Jabllanoviqi konfirmohet si udhëheqës i saj.

“Jo pse këta të tjerët janë më të mirë por sepse ai nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve çoftë edhe në mënyrë indirekte”, tha Lekaj.

Në anën tjetër sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se zgjedhja e Jabllanoviqit në krye të Listës Serbe, është bërë me urdhëresa të Serbisë.

“Kosova vazhdon të jetë vend i paradokseve. Aleksandër Jabllanoviq i cili nënat e Gjakovës, të cilat kishin humbur fëmijët, vëllezërit dhe burrat e tyre, i quajti egërsira, përmes zgjedhjes së tij kryetar i Listës Serbe, rikthehet në skenën politike. Ndërsa, Ramush Haradinaj luftëtar për çlirimin e vendit në bazë të akuzave të Serbisë vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë”, ka thënë Sherifi, për Telegrafin.

Sherifi më tej ka shtuar se rikthimi i tij në institucione është edhe një arsye më shumë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Paradokse të tilla gjen vetëm në Kosovë ku çlirimtarët përndiqen me flet-arreste nga Serbia dhe njëkohësisht po me urdhëresa të Serbisë rikthehet në funksion Jabllanoviqi, i cili kishte fyer rëndë nënat e Gjakovës. Ky pra është normalizimi i raporteve të Kosovës dhe Serbisë. Edhe një arsye më shumë që vendi sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori