LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Jabllanoviq kryetar i Listës Serbe

Aleksandar Jabllanoviq kryetar i Listës Serbe

Burime të Tribuna Channel kanë konfirmuar se Aleksandar Jabllanoviq dje gjatë tërë ditës ka kryer të gjitha procedurat legale në KQZ dhe zyrtarisht ai është kryetar i Listës Serbe.

Jabllanoviq e ndërron kështu kryetarin e deritanishëm të Listës Serbe, Slavko Simiq.


Në kabinetin qeveritar të Isa Mustafës, Jabllanoviq ishte ministër për Kthim dhe Komunitete, ndërsa është shakrkuar nga ky post në shkurt të vitit 2015, për shkak të gjuhës ofenduese ndaj nënave gjakovare, duke i quajtur ato “egërisira”

Shkarkimin e tij e kishin përcjellur dy protesta masive në kryeqytet. /Tribuna/