LAJMI I FUNDIT:

Opinioni i Komisionit të Venecias, Miftaraj: Fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi më llogaridhënës

Opinioni i Komisionit të Venecias, Miftaraj: Fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi më llogaridhënës
Ehat Miftaraj nga KDI

Juristi Ehat Miftaraj ka thënë sot se opinioni i Komisionit të Venecias është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejtë një sistemi më llogaridhënës.

Miftaraj në një postim në Facebook shkruan se Komisioni i Venecias ka miratuar kërkesën kryesore të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me reformën në KPK dhe ndërprerjen e mandatit të shumicës së anëtarëve aktual.


“Opinioni i Komisionit të Venecias i  publikuar sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejtë një sistemi më llogaridhënës.

Komisioni i Venecias ka miratuar kërkesën kryesore të MD lidhur me reformën në KPK dhe ndërprerjen e mandatit të shumicës së anëtarëve aktual.

Komisioni ka mirëpritur vullnetin politik të shprehur edhe në seancën plenare nga përfaqësuesit e MD që të marrin për bazë zbatimin e rekomandimeve në opinion.

Fitore e madhe e sundimit të ligjit në Kosovë.

Të shpresojmë se MD do të respektojë dhe zbatojë në përpikëri zotimet e ofruara Komisionit”, shkruan Miftaraj.

Haxhiu: Komisioni i Venecias u thotë po ndryshimeve në Sistemin Prokurorial
Lexo po ashtu Haxhiu: Komisioni i Venecias u thotë po ndryshimeve në Sistemin Prokurorial

Ndërkaq, një ditë më parë lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, ka folur lidhur me Reformën e thellë në Sistemin Prokurorial dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas saj, disa media vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë.

Këto raportime ajo i ka quajtur të pavërteta duke thënë se nuk kanë qëllim të mirë.

“Komisioni i Venecias u thotë PO këtyre ndryshimeve. Të premten që shkoi, si Ministre e Drejtësisë e shoqëruar me ekipin tim, kam qenë në seancën plenare të Komisionit në Venedik, me ç’rast edhe njëherë kemi paraqitur argumentet tona  se si duhet të bëhet kjo reformë përmes kësaj nisme ligjore”, është shprehur Haxhiu. /Telegrafi/