Të enjten e kaluar u nënshkrua zyrtarisht formimi i Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshjen e nënshkruan Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari dhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Liga do të ketë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Ideja e formimit të kësaj lige ishte mirëpritur në Kosovë nga analistët, klubet dhe basketbollistët.
Këto ishin opinionet e basketbollistëve të Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së për Ligën Unike:

Dardan Berisha: “Sigurisht se e përkrahim Ligën ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë do të ishte shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar. Do të kishte rivalitet dhe do të ishte një risi e mirëseardhur për të gjithë ne.
Edmond Azemi: “Ideja e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për formimin e kësaj lige është shumë e qëlluar. Të gjithë kemi pasur ëndërr për formimin e një Lige Mbarëkombëtare. Duke marrë parasysh që vështirë se edicionin e ardhshëm mund të luajmë në Evropë, kjo Ligë do të na shërbejë shumë. Gjithashtu është shumë pozitive që ka marrë lejen nga FIBA Evropa”.
Drilon Hajrizi: “Ideja për formimin e Ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirë. Megjithatë, kjo Ligë duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe të mos jetë një Ligë ku skuadrat do të synonin me çdo kusht titullin e kampionit. Basketbollistët e rinj kanë nevojë për sa më shumë ndeshje ndërkombëtare në mënyrë që të fitojnë përvojë. Kjo mund t’iu ndihmojë atyre në të ardhmen. Sa më shumë ndeshje ndërkombëtare, aq më shumë përvojë do të fitojnë. Nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj, atëherë, kjo Ligë është shumë e mirëseardhur. Por, nëse garohet vetëm për titullin e kampionit, atëherë mund të kemi shumë shpenzime dhe pak përfitime”.
Samir Zekiqi: “Është ide shumë e mirëseardhur. Është shumë mirë që të kemi më shumë ndeshje. Shpresoj se në këtë ligë do të ketë hapësirë për lojtarët e rinj e të talentuar. Ata duhet të përkrahen maksimalisht dhe të kenë sa më shumë hapësirë. Klubet të punojnë në nxjerrjen e talenteve dhe të përfitojnë lojtari, klubi, por edhe Kombëtarja.
Valon Bunjaku: “Liga Unike mendoj se do të jetë një risi për ne basketbollistët, po ashtu edhe për shikuesit. Gjithashtu do të jetë në favor të basketbollistëve sepse do të ketë shumë lojëra. Qëllimi kryesor i kësaj lige të jetë përkrahja e basketbollistëve të rinj. Skuadrat duhet tu japin më shumë hapësirë për të rinjtë, që do të ishte një motivim i madh për ta sepse në vendin tonë ka shumë talente të rinj që meritojne përkrahje, e kjo do të kishte ndikim shumë të madh në fushën e basketbollit. Jam shumë i lumtur që erdhi një bashkëpunim i tillë dhe mendoj që do të jetë një përvojë prej më të mirave.
Bardh Rexha: “Sa i përket Ligës së përbashkët, është gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë. Edicioni i fundit ishte mjaft i suksesshëm për mua personalisht, sepse jam paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe duke më afirmuar më shumë për të ardhmen, ku falënderoj trajnerën dhe klubin e Rahovecit. Ideja është e qëlluar për një garë të përbashkët, ku besojmë se, do të luajmë pa presion të gjitha skuadrat dhe tu jepet më shumë përparësi lojtarëve të rinj. Klubet e Kosovës shpresoj se do t’i japin më shumë rëndësi lojtarëve të rinj, duke i inkuadruar në çdo ndeshje dhe duke pasur minutat e nevojshëm”.
(Opinionet janë dhënë para nënshkrimit të marrëveshjes)

Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
PSG gati të ofrojë dy yjet argjentinas për të zbritur çmimin e Osimhen

Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

Messi u magjeps nga gjesti i shokut të skuadrës i cili e ka bërë tatuazh yllin argjentinas

Klopp: Nuk kemi menduar për Manchester Cityn, kemi menduar për afatin kalimtar veror

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?