LAJMI I FUNDIT:

Operacioni i anti-drogës “Golfi”, arrestohen edhe dy persona tjerë

Operacioni i anti-drogës “Golfi”, arrestohen edhe dy persona tjerë

Policia e Kosovës (PK) njofton se në kuadër të operacionit të anti-drogës “Golfi”, janë arrestuar G.M dhe Sh.M., të cilët po kërkoheshin nga Policia.

“Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”,  sot me datën 15.01.2024 njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) të cilët ndodheshin në kërkim nga data 13.01.2024, që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e cekur më lart”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Sipas Policisë, të dyshuarit u arrestuan sot.

“Gjatë një operacioni taktik sot rreth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes”, thuhet më tej.

Bëhet e ditur se në lokacionin ku fshiheshin të dyshuarit, janë gjetur një revole dhe disa fishekë, si dhe marihuanë.

Operacioni "GOLFI” godet rrjetin e trafikantëve në Prishtinë – sekuestrohen armë dhe drogë
Lexo po ashtu Operacioni "GOLFI” godet rrjetin e trafikantëve në Prishtinë – sekuestrohen armë dhe drogë

“Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi/prova relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se njëri i dyshuar u dërgua në vuajtje të dënimit me burg, kurse tjetri në ndalim 48 orësh.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda  dhe me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori