LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “GOLFI” godet rrjetin e trafikantëve në Prishtinë – sekuestrohen armë dhe drogë

Operacioni “GOLFI” godet rrjetin e trafikantëve në Prishtinë – sekuestrohen armë dhe drogë

Policia e Kosovës, njësiti i antidrogës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.

Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMË, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme 1100 euro dhe tre telefona (IPHONE).


Policia njofton se në të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram.

Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHONE) dhe 120 euro para.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

-Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.
-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.
-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.
– Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.
-Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.
-Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.
-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.
-Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.
-Para të gatshme (56.90) euro.
-Pesëmbëdhjete copë fishek.
-Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .
-Nëntë telefona celular.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).
-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)
-Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.
– Një granatë dore.

“Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori