LAJMI I FUNDIT:

OPEC ul parashikimin për rritjen e naftës gjatë vitit 2019

OPEC ul parashikimin për rritjen e naftës gjatë vitit 2019

Nafta e papërpunuar po tregtohet ulët gjatë tregtimit aziatik në nivelin 69.91 dollarë për fuçi duke përmbysur fitimet nga tregtimi i ditës së djeshme, pasi shqetësimet ekonomike ngritën dyshime rreth rritjes së vazhdueshme të kërkesës për karburant.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të mërkurën ka ulur parashikimin e saj për vitin 2019 rritjen e kërkesës botërore të naftës, duke treguar për rreziqet ekonomike. Në raportin e saj mujor, OPEC tha se kërkesa e naftës botërore vitin e ardhshëm do të rritet me 1.41 milionë fuçi në ditë, 20 mijë fuçi më pak se muajin e kaluar dhe reduktimin e dytë të njëpasnjëshëm në parashikim, përcjell Telegrafi.


Nga ana tjetër, inventarët bruto të SHBA-së ranë në 5.3 milionë fuçi rreth 3 për qind nën mesataren pesëvjeçare për këtë kohë të vitit. Gjithashtu, Uragani Firence rriti kërkesën për karburant dhe kërcënuan rrjedhën e benzinës përmes tubacionit kolonial. /Telegrafi/