LAJMI I FUNDIT:

OMK shprehet e shqetësuar për sulmin ndaj mjekut në QKUK, kërkon nga institucionet që të marrin masa

OMK shprehet e shqetësuar për sulmin ndaj mjekut në QKUK, kërkon nga institucionet që të marrin masa

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka reaguar pasi një mjek është kanosur në Klinikën e Kardiologjisë në orarin e tij të punës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në reagimin e saj OMK-ja është shprehur e shqetësuar lidhur me këtë rast, ndërsa ka thënë se sulmi ndaj mjekëve “është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore”.


Kanoset një mjek i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Lexo po ashtu Kanoset një mjek i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK

Sipas odës, sulmet ndaj stafit nuk po kanë të ndalur dhe se ata nuk janë të mbrojtur e pa kujdes të veçuar apo mbrojtje nga pacientët ose familjarët e pacientëve.

“Ndërkaq, shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale me pasivitetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Tutje, oda ka kërkuar veprim edhe nga Prokurori i Shtetit dhe nga gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

“OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori