LAJMI I FUNDIT:

Olta Boka zbulon se a ka të dashur

Olta Boka zbulon se a ka të dashur

U bënë disa vjet tashmë që Olta Boka është një ndër zërat e preferuar të muzikës live.

Këngëtarja, e cila shquhet për zërin e saj të ëmbël e natyrën e thjeshtë po përgatitet për publikimin e një këngë të re, që siç tregon vetë për “Summer Pages” do të jetë një këngë ritmike, e përshtatshme për verën. Por, kjo këngë nuk do të jetë i vetmi projekt i saj.


Në fillim të vjeshtës Olta do të rikthehet me një duet, për të cilin refuzon të zbulojë më shumë detaje. Sa i takon jetës private, këngëtarja na rrëfen se po jeton momente të lumtura përkrah partnerit të saj, ndërsa tregon edhe se si e imagjinon dasmën.

“Me kismet. Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë, pasi mendoj se sa më private të jetë aq më mirë është. Unë flas për vete, jo për djalin. Shkon mirë deri tani, gjërat janë ashtu siç duhet të vijnë. Zakonisht njerëzit kur janë të lumtur duan ta ndajnë me gjithë botën. Nuk dua të ndaj me gjithë botën gjëra kaq intime. Kur të martohem do t’ju dërgoj ftesë, por edhe atëherë do t’ju them që nuk do të ketë kamera dhe as shkrime”, tha Olta.