LAJMI I FUNDIT:

Olimpiada e Parisit: IOC merr vendimin përfundimtar për atletët rusë e bjellorusë

Olimpiada e Parisit: IOC merr vendimin përfundimtar për atletët rusë e bjellorusë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi këtë të premte se atletët rusë dhe bjellorusë do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, për sa kohë që plotësojnë disa kërkesa dhe kryesorja është të garojnë si neutral.

Deklarata e lëshuar nga IOC, ndalon përfundimisht pjesëmarrjen e këtyre dy vendeve në sportet ekipore, duke bërë gjithashtu të qartë se atletët që kanë mbështetur pushtimin rus në territorin ukrainas dhe ata që janë të lidhur me ushtritë e të dy vendeve, nuk do të lejohen të marrin pjesë.


Në të njëjtin shënim, IOC informon se aktualisht janë 11 atletë neutralë të kualifikuar, tetë rusë dhe tre bjellorusë.

Të gjitha palët e interesuara që përmbushin objektivat e kualifikimit të përcaktuara nga federatat përkatëse ndërkombëtare mund të kualifikohet për të garuar me flamur neutral.

Ndëshkimi vjen për dy vendet, që konsiderohen fajtorë për luftën që ka prekur Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022, prandaj mbetet në fuqi vendimi që të ndalohen, himnet, flamujt ose çdo simbol që përfaqëson Rusinë dhe Bjellorusinë janë të ndaluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori