LAJMI I FUNDIT:

Ole Gunnar Solskjaer zbulon se kush duhet të fajësohet për formën e dobët të Rashford

Ole Gunnar Solskjaer zbulon se kush duhet të fajësohet për formën e dobët të Rashford

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, ka dhënë së fundmi një intervistë ku mes të tjerash ka folur për periudhën e tij si trajner i Manchester United, si dhe është ndalur të flas edhe për Marcus Rashford.

Në pyetjen hipotetike se kush mund të cilësohet si fajtor për formën e dobët të Rashford këtë sezon, norvegjezi tha se kjo nuk është një përgjegjësi e Erik Ten Hag, duke shtuar se kjo barrë bie mbi supet e vet lojtarit.


“Natyrisht, unë e kam stërvitur Rashford për tri vite dhe tashmë e njoh atë. Nuk është puna ime që të diskutoj performancat e tij, por sezonin e kaluar ai ishte fantastik dhe gjithçka ka të bëjë me konsistencën në futboll”, ka thënë Solskjaer për Reuters.

“Marcus dhe të tjerët që nuk kanë arritur majat këtë sezon. Unë jam i sigurtë që ai tashmë ka marrë masa për ta ndryshuar situatën dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu”.

“A është detyra e trajnerit për të nxjerrë më të mirën nga ai, apo është detyrë e atij personalisht ose përgjegjësi e secilit lojtar për të nxjerrë më të mirën nga vetja? Mendoj se qëndron më shumë kjo e fundit”, është shprehur tekniku norvegjez.

Rashford kishte arritur të shënojë 30 gola sezonin e kaluar, por gjatë këtij edicioni ka realizuar vetëm gjashtë gola në të gjitha garat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori