LAJMI I FUNDIT:

Oklahoma turpëron rekordmenët (Video)

Oklahoma turpëron rekordmenët (Video)

Oklahoma City Thunder i ka mbajtur leksion kampionit aktual të NBA, Golden State Warriors në ndeshjen e tretë në kuadër të finales së konferencës perëndimore.

Një paraqitje fantastike e dyshes Kevin Durant dhe Rusell Westbrook ka bërë që Thunder të shënojnë fitore të thellë 133-105.

Prej fillimit të ndeshjes vendasit ishin më të mirë, duke përmbyllur çerekun e parë me rezultat 34:28, ndërsa në të dytin e ngritën epërsinë edhe më shumë falë Westbrook dhe Durant që shkëlqyen, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 25 pikë epërsi 72:47.


Çereku i tretë ishte fantastik për vendasit të cilën shënuan 45 pikë, ndërsa pranuan vetëm 33 duke ngritur edhe më shumë epërsinë.

Në çerekun e fundit vendasit larguan lojtarët kryesor, por kjo nuk ndikoi aspak në rezultat pasi në fund përfundoi 133-105.

Kevin Durant ishte më efikasi në këtë ndeshje duke shënuar 33 pikë, duke shtuar edhe dy asistime dhe tetë kërcime, ndërsa pati edhe tri bllokada fantastike.

Durant i ndihmua nga Westbrook që shënoi 30 pikë, bëri 12 asistime dhe kishte tetë kërcime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Stephan Curry me 24 pikë por të pa mjaftueshme për t’i ndihmuar ekipit të tij.

Pas tri ndeshjeve të luajtura, Oklahoma City Thunder ka epërsinë 2-1, ndërsa ndeshja e katërt përsëri do të zhvillohet në Oklahoma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori