LAJMI I FUNDIT:

OKB: Ushtarët sudanezë u lejuan të përdhunojnë gra në vend të pagave

OKB: Ushtarët sudanezë u lejuan të përdhunojnë gra në vend të pagave

Ushtarë të Aleancës së militantëve në Sudanin Jugor janë lejuar të përdhunojnë gra në vend të pagave derisa kanë luftuar kundër rebelëve, thotë një raport i OKB-së.

Hetuesit kanë gjetur se 1,300 gra janë dhunuar vetëm në Shtetin e Unitetit, i njohur si vend i pasur me naftë vetëm vitin e kaluar, thuhet në këtë raport, transmeton KosovaPress.


Ushtria ka ndjekur një politikë “shkatërrimi” duke shënjestruar qëllimisht civilët për vrasje dhe përdhunime, të cilat llogariten krime lufte, transmeton BBC raportin e OKB-së.

Megjithëse Qeveria e vendit mohon se kanë ndodhur këto krime, hetimet kanë nisur tashmë.

“Kemi rregulla të qasjes dhe jemi në ndjekje të tyre”, i ka thënë BBC-së zëdhënësi i presidentit Salva Kiir, Ateny Ëek Ateny.

Sipas raportit të OKB-së, ushtarët kanë operuar në bazë të një marrëveshje “bëj çfarë të mundesh dhe merr çfarë të mundesh”, duke ua hapur rrugën që të kidnapojnë dhe dhunojnë vajzat si një formë shpagese.