Ogbonna: Më duhet kohë të adaptohem

Italiani iu bashkua kampionit të Italisë për 15 milionë euro nga Torino dhe tani ka shprehur dëshirën që të bëhet lojtar kyç.
“Është e vështirë për mua që të hyjë në dinamikën e ekipit për shkak se shpirti i ekipit në mbrojtje është krejt një gjë tjetër për dallim prej asaj që kam punuar vitet e fundit”.
“Më duhet të adaptohem me stilin e ri të lojës. Unë mezi pres që të mësoj shumë nga lojtarët që janë ekspertë. Mendoj se jam në gjendje të mirë fizike dhe sigurisht duhet të kthehem në top formë para fillimit të sezonit. Unë stërvitem çdo ditë. Plani jonë i lojës është që të gjejmë sulmuesit. Më është kërkuar të luaj më agresiv”, ka sqaruar Ogbonna. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/08/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































