Rap-artisti Ilir Alijaj, i njohur me nofkën Offon ka publikuar së fundmi këngët e tij më të re me titull "Pse".

Kënga është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst, gjersa është kompoztuar nga Lyric Master.


"Pse" e cila për nga shikimi i parë na dërgon tek një pyetje, është teksti të cilin e ka shkruar vet artisti për këngën e tij.

Offon, ka publikuar edhe më parë projekte të cilat janë cilësuar mjaft të suksesshme, duke kujtuar këtu këngën "E din", të cilën e kishte punuar në studion e reperit të njohur 2 Ton. /Telegrafi/