LAJMI I FUNDIT:

Ofensiva pranverore e Rusisë në Ukrainë ‘ka gjasa të ketë dështuar’

Ofensiva pranverore e Rusisë në Ukrainë ‘ka gjasa të ketë dështuar’

Ofensiva pranverore e Rusisë ka të ngjarë të “dështojë” përpara se të arrinte kulmin e saj, sipas analistëve ushtarakë.

Reklama

Forcat e saj, të përforcuara nga 300,000 ushtarë që nga shtatori, kanë pasur suksese vetëm përgjatë tri vijave të frontit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

“Ofensivat e vazhdueshme ruse përgjatë vijës Svatove-Kreminna, rreth Bakhmut dhe përgjatë vijës së frontit Avdiivka-Donetsk dhe Vuhledar nuk kanë arritur të bëjnë më shumë se përfitime taktike në rritje në muajt e parë të 2023”.

“Rusia ka angazhuar përafërsisht 300,000 ushtarë të mobilizuar… për të ndjekur pikërisht një ofensivë të tillë pranverore, në këto përpjekje të ndryshme sulmuese”.

“Nëse 300,000 ushtarë rusë nuk kanë qenë në gjendje t’i japin Rusisë një avantazh vendimtar sulmues në Ukrainë, ka shumë pak gjasa që angazhimi i forcave shtesë në valët e ardhshme të mobilizimit të prodhojë një rezultat dramatikisht të ndryshëm këtë vit”, ka thënë ISW.

Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'
Lexo po ashtu Putin vizitoi Mariupolin 'për herë të parë dhe të fundit', thotë një zyrtar ukrainas – një tjetër 'ia bën gati trenin për në Hagë'

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Grupit të Forcave Lindore të Ukrainës, kolonel Serhiy Cherevati, Rusia nuk ka qenë në gjendje të gjenerojë forca të mjaftueshme për një ofensivë të madhe në Donbas.

Sulmet në Avdiivka janë përshkruar si të dëshpëruara nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Tavriisk, koloneli Oleksiy Dmytrashkivskyi dhe kanë rezultuar në humbje të mëdha ruse.

Në Vuhledar, në jug të qytetit Donetsk, zyrtarët ushtarakë ukrainas raportuan humbje të rënda ruse të cilat kanë minuar kapacitetin e tij sulmues.

ISW tha se Rusia është përpjekur të rindërtojë forcat e saj me anëtarë të Divizionit të 98-të Ajror, duke i ndarë ato midis Vuhledar dhe betejave në Kreminna.

Por aftësitë luftarake ruse në rajonin perëndimor të Donetskut ka të ngjarë të “jenë degraduar shumë”, shtoi ISW. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq arrestohet në Serbi

Milan Radoiçiq arrestohet në Serbi

Lajme
Numri i pushtuesve rusë të vdekur shkon në 279,440 - Ukraina publikon edhe humbjet e pajisjeve ushtarake të Rusisë

Numri i pushtuesve rusë të vdekur shkon në 279,440 - Ukraina publikon edhe humbjet e pajisjeve ushtarake të Rusisë

Botë
Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Lajme
Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Kremlinit po i mungojnë ushtarët, me reklamën e fundit tentojnë të joshin të rinjtë duke u premtuar prona në Ukrainë

Evropa
Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Serbia
Ministria Britanike e Mbrojtjes: Flota ruse në Detin e Zi është mposhtur

Ministria Britanike e Mbrojtjes: Flota ruse në Detin e Zi është mposhtur

Evropa
Kalo në kategori