Arbitrazhi si mjet për zgjidhjen e kontesteve përkrahet fuqishëm edhe nga ana e shoqërisë civile, sidomos në zgjidhjen e kontesteve që dalin nga prokurimi publik. Kjo për faktin që hulumtimet e shumta të kryera nga ana e organizatave të shoqërisë civile theksojnë se nga mungesa e efikasitetit të gjykatës në zgjidhjen e rasteve të tilla, qoftë për shkak të ngarkesës me lëndë apo mungesës së ekspertizës adekuate në fushën e prokurimit publik.
Kjo u tha sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë për perspektivën e shoqërisë civile mbi arbitrazhin në prokurimin publik.
Tea Blakaj, sekretare e Qendrës së Arbitrazhit në Odën Amerikane, tha se zgjidhja e kontesteve nga fusha e prokurimit publike përmes arbitrit të pavarur, ekspertit në fushën e prokurimit publik shihet si alternativë e mirëseardhur, por edhe e domosdoshme me qëllim të arritjes së efikasitetit të kërkuar në mbarëvajtjen e procedurave te prokurimit publik.
Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vuri theksin mbi angazhimin e Odës në promovimin e arbitrazhit si një metodë efikase dhe të shpejtë e cila garanton për zgjidhjen e drejtë të kontesteve.
Zeka theksoi se Oda që nga viti 2013 përmes Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik ka ngritur nevojën për ndryshim-plotësimin e Ligjit të Prokurimit Publik në mënyrë që të promovohet edhe promovimi i klauzolave të arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik.
Lekë Batalli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke u pajtuar me avantazhet e arbitrazhit dhe nevojën për përdorim më të shpeshtë të kësaj metode alternative për zgjidhjen e kontesteve, vuri theksin mbi sundimin e dobët të ligjit në përgjithësi dhe joefikasitetin e gjykatave dhe prokurorive për t’iu dhënë një epilog të duhur çështjeve ekonomike.
Batalli theksoi se indeksi i përformancës të sektorit të drejtësisë, studim ky i cili bëhet nga GLPS tregon se vetëm 73 për qind e qytetarëve kanë besim në gjykata dhe prokurori. Duke konsideruar se përfshirja e klauzolave të arbitrazhit në kontrata të prokurimit publik është e nevojshme dhe një aspekt i duhur i veprimit, Batalli theksoi që të ndërmerren masat të cilat sigurojnë një zbatim të mirëfilltë të këtyre klauzolave.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu, njoftoi të pranishmit mbi zhvillimet e fundit në kodin penal ku është arritur për ndryshim-plotësimin e tij duke paraparë për dispozita ndëshkuese më të larta për shkelësit gjatë procedurave të prokurimit publik, përfshirë këtu dhe përjashtimin nga e drejta për të konkurruar në procedura të ardhshme të tenderimit.
Ndërlidhur me efikasitetin e strukturave të drejtësisë, Demhasaj theksoi se vërehet një mungesë e profesionalizmit dhe profileve të duhura të cilat do të rezultonin në një rritje të efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.
Më tutje, bizneset prezente diskutuan mbi njohjen më të thellë të avantazheve të arbitrazhit si dhe u ritheksua nevoja për përmirësimin e sundimit të ligjit në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Vitaland me 3000 dhurata feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori
Heb's mbërrin edhe në Shqipëri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United