Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, ndërsa kërkuan që të bëhet më tepër në rregullimin e infrastrukturës, e cila do të lehtësojë të të bërit më mirë të biznesit.
Në një konferencë për media në fshatin Doganaj, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se Maqedonia është një nga partnerët tregtarë kryesorë të vendit tonë, me të cilën nuk ka pasur ndonjë problem të natyrës së barrierave ekonomike.
Ai tha se përfundimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit do të mundësojë shtimin e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë.
“Arsyeja pse jemi sot, në këtë vend, është infrastruktura. Mesazhi që ju dërgohet jo vetëm qeverive përkatëse, por edhe vendeve tjera të rajonit, që përveç pjesës që po e bëjmë ne në eliminimin e barrierave të natyrës tregtare, duhet shumë ma shumë investime në infrastrukturë, me qenë korrekt. Qeveria e Kosovës ka kryer një punë të mirë sa i përket infrastrukturës, po e shohim që shumë shpejt po përparon autostrada drejt Shkupit dhe besoj që deri në fund të vitit do të përfundojë pjesa jonë, dhe kjo realisht hap mundësi, hap horizonte të bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka thënë Rukiqi.
Ai tha se referendumi për emrin e Maqedonisë dhe dialogu Kosovë-Serbi janë disa nga pengesat që ekonomia të mos jetë prioritet në rajon, andaj i bëri thirrje qeverive që të mos bëhen pengesë për bizneset private.
“Unë e kam thënë dhe po e përsëris prapë, që nuk duhet, që asnjë proces politik ta pengojë zhvillimin ekonomik. Ne nga ana e Odave, nga ana e sektorit privat nuk do të ndalemi, dhe kjo pjesa e vetme për qeveritë përkatëse është që nëse nuk mund të ndihmojnë biznesin, të mos i bëhen pengesë”, ka thënë Rukiqi.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azesti, sugjeroi që takime të tilla të mbahen çdo muaj dhe tha se bashkëpunimi regjional është bazament i përparimit të vendeve. Ai premtoi se do të avokojë pranë qeverisë maqedonase që punimet e autostradës Shkup-Prishtinë të kryhen sa më shpejt.
“Mund të ju premtoj që se do të avokoj pranë qeverisë sime që të përshpejtohen afatet për ndërtimin e pjesës e cila lidhë Shkupin me Prishtinën, që është qenësore, si për biznesin, por në veçanti edhe për qytetarët. Shkurt dhe qartë, përgëzoj Republikën e Kosovës për atë se çfarë ka bërë sa i përket rrugëve dhe infrastrukturës, gjithashtu përgëzoj mikun tim për zgjedhjen dhe shpresoj që do të bëjë shumë më shumë gjatë mandatit të tij se sa paraardhësit e tij gjatë dhjetë viteve të fundit”, ka thënë ai. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron