Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë, janë kyçe për stabilitetin e tërë rajonit.
Ky ishte konkluzioni kryesor nga takimet e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me anëtarë të Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.
Në takime të ndara me dhjetë ligjvënës amerikanë, lidershipi i Odës Amerikane ka prezantuar zhvillimet e shumta në Kosovë. Mes tjerash, në këto takime është diskutuar edhe për promovimin më të madh të potencialeve ekonomike të Kosovës nga ana e ligjvënësve amerikanë, dhe organizimin e mundshëm nga ana e tyre të delegacioneve tregtare në Kosovë.
Gjatë dy ditëve, delegacioni i Odës Amerikane ka takuar kongresistët Eliot Engel, Michael Guest, Dean Philips, Bill Flores, David Price (Kryesues i Partneritetit Demokratik te Kongresit), Mark Wayne Mullin, Adrian Smith, Mike Conaway dhe Tim Burchett.
Takim shumë i rëndësishëm ishte ai me Senatorin nga shteti i Ajovas, Charles Grassley, Kryesues i Komitetit për Financa të Senatit Amerikan, komitet ky i cili mbulon fushën e tregtisë dhe të tatimeve.
Anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane kanë diskutuar edhe për nevojën e vazhdimit të statusit të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP) për Kosovën, i cili aktualisht u mundëson kompanive prodhuese nga Kosova eksportimin pa doganë të mbi 3,500 produkteve në SHBA, por edhe zgjerimin e listës me produkte të tjera.
Delegacioni i Odës Amerikane është pritur edhe në Departamentin e Shtetit, në Zyrën e Çështjeve të Evropës Juglindore, ku është diskutuar për nevojën që Kosova të demonstrojë stabilitet politik, të vazhdojë reformat në përmirësimin e mjedisit afarist dhe të promovojë tregtinë e lirë.
Mundësitë e reja të financimit për kompanitë kosovare pas krijimit të Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC), janë diskutuar në takim me zyrtarët e Korporatës së Investimeve Private Tejoqeanike (OPIC).
Pas Uashingtonit, lidershipi i Odës Ekonomike Amerikane do të udhëtojë për në shtetin amerikan të Minnesotas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me këtë shtet, në të cilin një numër i madh i kompanive nga lista “Fortune 500″e kanë selinë e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën