Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) fton kompanitë prodhuese dhe përpunuese nga Kosova që të shfrytëzojnë statusin preferencial tregtar që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të të ashtuquajturit Sistem i Përgjithësuar i Preferencave (GSP) për të eksportuar produktet e tyre në SHBA.
GSP është program tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili lejon importe të liruara nga detyrimet doganore të mallrave nga shtetet përfituese, me qëllim promovimin e rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim. Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve të pavarura në zhvillim të cilat përfitojnë nga GSP tash e disa vite.
Oda Amerikane njofton se Presidenti i SHBA-ve ka nënshkruar më 23 mars 2018 aktin ligjor i cili zgjat këto masa preferenciale tregtare për një numër shtetesh, përfshirë edhe Kosovën, për tri vite të tjera, respektivisht për periudhën 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020.
GSP përfshin më shumë se 3500 produkte që listohen sipas kodeve tarifore që mund të eksportohen në SHBA nga shtetet përfituese pa iu nënshtruar detyrimeve doganore. Produktet e përfshira në këtë program janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga produktet ushqimore, ato të tekstilit, plastikës, letrës dhe shumë industri tjera të cilat prodhuesit në Kosovë mund t’i shfrytëzojnë.
Oda Ekonomike Amerikane fton të gjitha bizneset e Kosovës të interesuara që të eksportojnë në SHBA dhe të përfitojnë nga këto lehtësime doganore që të kontaktojnë Odën Amerikane për informata më të detajuara lidhur me mundësitë e ofruara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert