LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e Ivanov

OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e Ivanov

OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për shfrytëzim të mundësisë së paraparë me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje, njoftojnë nga kjo parti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vijim mund ta lexoni tekstin integral të njoftimit të OBRM-PDUKM


“OBRM-PDUKM” ishte partia e parë e cila doli publikisht me qëndrimin se vendimi për falje nuk është në përputhje me politikat tona.

OBRM-PDUKM  ishte e para që propozoi që katër liderët e partive më të mëdha politike ti dërgojnë letër presidentit Ivanov për rishqyrtimin e vendimit të miratuar paraprakisht.

Vlerësojmë se me aktin e sotëm jepet mundësi në sistemin juridik të dëshmohet i tërë konstruksioni i Zoran Zaev kundër anëtarëve partiak dhe aktivistëve të OBRM-PDUKM”./Telegrafi/