LAJMI I FUNDIT:

Obama ndihmon në mbledhjen e 11 milionë dollarëve për fushatën e Biden

Obama ndihmon në mbledhjen e 11 milionë dollarëve për fushatën e Biden

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, të martën bëri paraqitjen e tij të parë të fushatës së bashku me Joe Biden që nga momenti kur ai njoftoi se do ta mbështeste atë në prill, duke ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 11 milionë dollarëve për ish-numrin dy të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka nxitur mbështetësit për siç ka thënë “përmbushjen e urgjencës së këtij momenti”.


“Unë vlerësoj të gjithë ju që jeni pjesë e kësaj thirrje”, tha Obama në një mbledhje virtuale fondesh.

Siç thuhet më tej, grumbullimi i fondeve virtuale mblodhi 7.6 milionë dollarë nga 175,000 kontribues të bazës.

Ndërkohë, Obama dhe Biden, i nominuari presidencial nga demokratët, gjithashtu organizuan një pjesë private në internet për donatorë, e cila nuk ishte e hapur për reporterët ku mblodhën më shumë se 3,4 milionë dollarë.

Siç vlerësohet më tej, grumbullimi i fondeve të martën tregoi fuqinë tërheqëse të Obamës, i cili mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e bazës demokratike dhe i cili do të llogaritet si një figurë kryesore e fushatës këtë vjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori