Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kanw realizuar takime ministrore dhe ndërministrore për të adresuar sfidat me të cilat po përballet biznesi “NewCo Trofta” që i pamundësojnë eksportin e peshkut në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftohet, takimi i parë u realizua dje, nëpërmjet një video konference në mes të OAK-ut, përfaqësuesit të biznesit “NewCo Trofta”, Hysen Bytyqi, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, Zoran Atanasov – drejtor i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut dhe Valdet Gjinovci – kryeshef Ekzekutiv, AUV.
Kurse takimi tjetër ishte sot në mes të OAK-ut, përfaqësuesit të biznesit “NewCo Trofta”, ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kryeshefit në AUV, Valdet Gjinovci dhe Departamentit të Tregtisë në MEPTINIS.
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan sfidat me të cilat po përballet biznesi anëtar “NewCo Trofta” si pasojë e moslejimit të eksportit të rasadit të peshkut në Maqedoninë e Veriut.
Sipas OAK, ky problem ka më shumë se një vit që nuk është zgjidhur, edhe pse biznesi dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe kriteret e kërkuara, megjithatë komisioni nga ana e Agjencisë së Ushqimit në Maqedoni nuk ka ardhur që të kryejë vlerësimin e aq më tepër nuk është përgjigjur në kërkesat e dërguara lidhur me këtë çështje.
Maqedonia e Veriut ka vendosur disa kritere të cilat duhet të plotësohen nga bizneset atje në mënyrë që t’ju lejohet importi i peshqve të vegjël – rasad (deri në 5 gr – sipas kërkesave të blerësve) nga bizneset kosovare. Nga pamundësia e finalizimit të marrëveshjeve me blerësit, “Newco Trofta” L.L.C. thuhet se është dëmtuar shumë si pasojë e mbipeshës së rasadit të peshkut.
Pas video konferencës përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut u zotuan se do të shtojnë Kosovën në listën që i lejohet operatori ekonomik që të eksportojë produktet atje, mirëpo barrierat jo tarifore të cilat janë vendosur edhe në këtë rast e pamundësojnë këtë.
Andaj, nga ministrja Hajdari, -vijon OAK- u kërkua që të merren masat e nevojshme nga dikasteri që ajo drejton në mënyrë që të arrihet një zgjidhje sa më e shpejtë për këtë çështje.
“Të dy ministrat Mustafa dhe Hajdari janë zotuar që do të trajtojnë rastin me prioritet dhe do të krijojnë një komision për të trajtuar këtë çështje në mënyrë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për negociim me shtetin fqinjë për tejkalimin e kësaj sfide”, përfundon komunikata e OAK.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre