LAJMI I FUNDIT:

“O psikopate”, Uljet e ngritjet e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ka frikë të luajë vetëm, nuk luan dot pa një vajzë këtu brenda

“O psikopate”, Uljet e ngritjet e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ka frikë të luajë vetëm, nuk luan dot pa një vajzë këtu brenda

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e mbushur me ulje-ngritje, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e BBVA.

Ndërsa mes tyre nuk kanë munguar debatet e forta, ka pasur edhe momente gazmore.

Megjithatë, Rozana ka kritikuar ashpër Gjestin, duke e akuzuar se nuk mund të luajë vetëm dhe se e bazon lojën e tij në një histori dashurie.


Foto: Screenshot/YouTube

Gjesti: “Të doja të pajtohesha, flisja me të. Thjesht dua që të ndihet mirë. Mos ta shohim njëri-tjetrin keq. Ka një mllef me mua. Qëkur ka ardhur, sjelljet e saj janë krejt ndryshe. Në bazë të sjelljeve që po bën, është diçka tjetër. E kishim diçka mes njëri-tjetrit dhe s’kemi pse ta shohim me inat njëri-tjetrin. Kur ka dalë Egli, kam qenë keq. Më ka munguar brenda”.

Rozana: “Kam harxhuar kohën time duke jua dhënë juve. Duhet të më kërkosh falje për këtë. Kam qenë unë ajo që ju kam dalë përballë në Prime si kundërshtare. Ti ke frikë të luash vetëm. Nuk luan dot pa një vajzë këtu brenda. Asgjë s’ke bërë këtu brenda, përveçse një histori të rreme dashurie”.

Egli: “Unë jam një natyrë që, nëse thuhet diçka për të qeshur apo bëhet një gjest gazmor, sidomos me një njeri që kam qeshur shumë në këtë shtëpi… Nëse më ka ardhur për të qeshur, nuk e kam stopuar veten. Nuk ka turp të qesh me diçka gazmore. Urrejtja dëmton të zotin. Nuk dua të ushqej veten me urrejtje. Ajo që mundohem të bëj është një barrierë mbrojtëse për veten time, ndaj i kërkoj të qëndrojë larg”.

Debati mbetet i hapur, ndërsa marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e BBVA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jozi nuk merr pjesë në finale, shpreh hapur mbështetjen për Rozana Radin

Jozi nuk merr pjesë në finale, shpreh hapur mbështetjen për Rozana Radin

Magazina
Joz Marku reagon për herë të parë pas incidentit: Jam provokuar, por nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës

Joz Marku reagon për herë të parë pas incidentit: Jam provokuar, por nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës

Magazina
Drilon Rama reagon pas incidentit në BBVA: Kur ndodhi do të doja të isha atje, e kishim parë si do të vazhdonte

Drilon Rama reagon pas incidentit në BBVA: Kur ndodhi do të doja të isha atje, e kishim parë si do të vazhdonte

Magazina
Spektakli final i Big Brother VIP Albania nis me një hapje spektakolare – pritet një natë e paharrueshme

Spektakli final i Big Brother VIP Albania nis me një hapje spektakolare – pritet një natë e paharrueshme

Magazina
LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 4

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 4

Ish-banorja Briseida Xhelaj 'godet' produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh

Ish-banorja Briseida Xhelaj 'godet' produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh

Magazina
Kalo në kategori