LAJMI I FUNDIT:

NYT: Milan përjashtohet prej Ligës së Evropës

NYT: Milan përjashtohet prej Ligës së Evropës

New York Times pretendon se hetuesit financiarë të UEFA-s kanë rekomanduar largimin e Milanit nga Liga e Evropës për shkeljen e rregullores së “Financial Fair”.

Klubi u mundua të justifikojë para si pjesë e një marrëveshje vullnetare pasi u ngritën dyshime mbi qëndrueshmërinë financiare të klubit, planet e tyre për të ardhurat e ardhshme dhe statusin e pronarit Yonghong Li.


Ai ishte në gjendje vetëm të përfundonte blerjen nga Silvio Berluskoni vitin e kaluar falë një huaje me interes të lartë prej 300 milionë euro të marrë në “Elliott Management” dhe që duhet të paguhej deri në muajin tetor.

Milan (Getty Images)

Me interes, shuma e plotë që duhet paguar është 380 milionë euro, por Elliott Management mund të përpiqet të marrë kontrollin e klubit që të hënën nëse biznesi kinez nuk ofron një tjetër kapital prej 10 milion euro.

Sipas The New York Times, dy persona të përfshirë në këtë proces konfirmojnë se hetuesit financiarë të UEFA-s kanë rekomanduar që skuadra italiane të përjashtohet nga garat evropiane për shkelje të rregullave financiare të Fair Play.

Një vendim përfundimtar do të merret gjatë dy javëve të ardhshme dhe Milan po rrit mbrojtjen e tyre ligjore.

Yonghong Li refuzon një ofertë për blerjen e Milanit, bordi po studion mënyrat për t'i larguar pronarët kinezë
Lexo po ashtu Yonghong Li refuzon një ofertë për blerjen e Milanit, bordi po studion mënyrat për t'i larguar pronarët kinezë

Përjashtimi do të ishte skenari më i keq, por opsionet e tjera përfshijnë gjobat, kufizimet e skuadrës dhe ndalimi për një periudhë të transferimeve të reja.

Nëse Milani do të përjashtohej, Atalanta do të siguronte një biletë të drejtpërdrejt për në fazën e grupeve dhe do t;i krijohej hapësirë Fiorentinës të futet në raundet paraprake. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori