LAJMI I FUNDIT:

Torturohet dhe vritet në burg një tjetër gazetar saudit? Thuhet se nxori në pah shkeljet e të drejtave të njeriut nga familja mbretërore! (Foto)

Torturohet dhe vritet në burg një tjetër gazetar saudit? Thuhet se nxori në pah shkeljet e të drejtave të njeriut nga familja mbretërore! (Foto)

Një gazetar tjetër disident thuhet se është torturuar dhe vrarë në Arabinë Saudite. Kështu së paku shkruajnë disa media botërore.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, thuhet se Turki Bin Abdul Aziz Al-Jasser është vrarë në burg një muaj pasi Jamal Khashoggi u ther në konsullatën e Stambollit në mbretëri.


Po sipas këtij mediumi, The New Khaleej ka njoftuar për vdekjen e Al-Jasser të shtunën duke cituar burimet e të drejtave të njeriut. Raporti nuk është konfirmuar.

Shefja e CIA-s "ka parë të gjitha provat" që kanë të bëjnë me vrasjen e Jamal Khashoggit!
Lexo po ashtu Shefja e CIA-s "ka parë të gjitha provat" që kanë të bëjnë me vrasjen e Jamal Khashoggit!

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveria saudite beson se Al-Jasser fshehurazi drejtoi një llogari në Twitter të quajtur Kashkool, e cila ekspozonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarët dhe rojet.

Turki Bin Abdul Aziz Al-Jasser i cili thuhet se është vrarë në burg

Kështu, spiunët e Arabisë Saudite në selinë rajonale të Twitter në Dubai e kanë demaskuar atë dhe ai u arrestua në mars, sipas raporteve.

Vrasja e Khashoggit, Princi saudit tha se gazetari ishte një islamik i rrezikshëm - gjatë një telefonate me Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Vrasja e Khashoggit, Princi saudit tha se gazetari ishte një islamik i rrezikshëm - gjatë një telefonate me Shtëpinë e Bardhë

Rrethi i spiunëve thuhet se udhëhiqej nga Saud al-Qahtani, ndihmësi i “rreptë” i princit të kurorës, i cili u largua pasi u fajësua për krizën Khashoggi.

Nëse është e vërtetë, shkruan tutje DailyMail, zbulimi se Arabia Saudite ende po vrasin gazetarët edhe pas trazirave të shkaktuara nga skandali Khashoggi, do ta trondisin Perëndimin.

Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)

Një lajm i tillë vjen pasi media turke pohoi se stafi i konsullatës saudite u përpoq të çmontojë kamerat e sigurisë në kompleksin e tyre të Stambollit për të ndihmuar në mbulimin e vrasjes së Khashoggit.

Jamal Khashoggi

Ndryshe Arabia Saudite ka pranuar se Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite, në qytetin turk të Stambollit.

Khashoggi – një shkrimtar saudit, banor i SHBA-së dhe kolumnist i Washington Post – hyri në ndërtesë më 2 tetor për të marrë dokumentacionin që vërtetonte se ishte ndarë me gruan e tij të mëparshme në mënyrë që të mund të martohej përsëri.

Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)
Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Pas javëve të mohimit të përsëritur se kishte të bënte me zhdukjen e tij, mbretëria përfundimisht pranoi se vrasja ishte e paramenduar. Vendndodhja e trupit të tij ende nuk dihet.

Ndërkohë një burim turk i sigurisë i ka thënë Al Jazeera se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ka parë të gjitha provat lidhur me vrasjen e Khashoggit.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, provat tregojnë se operacioni është kryer me urdhër nga niveli më i lartë i udhëheqjes në Arabinë Saudite. /Telegrafi/