LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21: mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern

Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21: mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern

A keni dëgjuar për pajisjen micro:bit? Po, nxënësit e shkollave fillore, të mesme të ulëta në Kosovë tashmë kanë dëgjuar për këtë pajisje. Ata edhe kanë mësuar të programojnë me të. Dhe jo vetëm kaq! Falë shkathtësive të reja: programimit, zgjidhjes së problemeve dhe mendimit kritik, ata po zgjidhin probleme specifike në mjedisin e tyre. Për më tepër, si vajzat ashtu edhe djemtë e shohin programimin si të lehtë dhe argëtues.

Gjatë dy viteve të zbatimit të programit rajonal „Shkollat e Shekullit 21, i cili zbatohet nga British Council (Këshilli Britanik) me synimin për të kontribuar në zhvillimin e shkathtësive të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe programim të mbi një milion nxënësve të moshës 10 deri në 16 vjeç në të gjithë Ballkanin Perëndimor, 11,270 pajisje micro:bit u dhuruan në Kosovë dhe, për aplikimin e shkathtësive dhe teknikave të reja në mësimdhënie, janë trajnuar më shumë se 1,400 mësimdhënës dhe 409 drejtorë shkollash. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e programit aktualisht më të madh arsimor në rajon, të cilat po i shpallim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.


Projekti “Shkollat e Shekullit 21” edhe në vitin e tretë të punës së tij, vazhdon të mbështesë sistemet arsimore në rajon dhe u mundëson nxënësve të zotërojnë shkathtësi që do t’u sigurojnë atyre shanse më të mira për përparim personal dhe punësim në të ardhmen.

“Sot, ne të gjithë po përballemi me një sfidë të madhe, të përgatisim fëmijët për punë që ende nuk ekzistojnë. Prandaj, është thelbësore të sigurohet edukimi i tyre digjital, por edhe përgatitja e tyre në shkathtësitë e të menduarit kritik dhe krijues, shkathtësi këto të domosdoshme për konkurrencën në tregun e punës. Për ta arritur këtë, ne kemi dhuruar pajisjet digjitale Micro:bit, nëpërmjet të cilave mësojnë programimin edhe nxënësit nga vendet më të zhvilluara. Ne gjithashtu kemi zhvilluar dhe ofruar trajnime për mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave, të cilat shumë prej tyre tashmë i kanë përfunduar me sukses,”- tha Peter Brown, Drejtor i British Council (Këshillit Britanik) për Ballkanin Perëndimor, i cilishtoi:Gjithashtu, ne i jemi mirënjohës Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila njohu rëndësinë e projektit për përmirësimin e sistemit arsimor dhe siguroi mbështetjen e plotë në zbatimin e tij. Revolucioni i katërt industrial është duke ndodhur dhe të gjithë së bashku duhet të përgatisim fëmijët për një të ardhme të ndritur”.

Programi tre-vjeçar rajonal “Shkollat e Shekullit 21” zbatohet nga British Council (Këshilli Britanik), dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe ka një vlerë prej 10 milion funte. Ky program do t’ju ofrojë mbi një milion nxënësve të shkollave fillore, të mesme të ulëta shkathtësitë e nevojshme për profesionet e ardhshme.

„Investimi në arsim dhe shkencë është me rëndësi strategjike për Kosovën, sepse është një parakusht për digjitalizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë. Ne i jemi mirënjohës Qeverisë Britanike dhe British Council (Këshillit Britanik) për mundësinë që i ofruan nxënësve tanë për tu bërë pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21”, ndërsa për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave janë zhvilluar dhe ofruar trajnime. Ky program ka dhënë një kontribut unik në praktikat mësimore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është në përputhje me reformat tona në arsim,“ –  tha Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Për të përmirësuar praktikën mësimore, programi parashikon gjithashtu një trajnim tre-ditor për një numër të caktuar të mësimdhënësve nga secila shkollë, si dhe një trajnim dy-ditor për drejtorët e shkollave. Këto trajnime janë akredituar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kontribuojnë në zhvillimin profesional të personelit shkollor.

Teknikat dhe shkathtësitë në fushën e të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, si dhe pajisjet e dhuruara mund të zbatohen në çdo lëndë, jo vetëm në lëndën Teknologji me TIK. Për më tepër, programi inkurajon krijimin e Klubeve të Kodimit si veprimtari jashtëshkollore në secilën nga shkollat pjesëmarrëse. Raporti midis vajzave dhe djemve që marrin pjesë në Klubet e Kodimit tashmë është 47:53.

Programi “Shkollat e Shekullit 21” gjithashtu organizon sfida të kodimit për nxënësit e shkollave pjesëmarrëse në program, në nivel kombëtar dhe rajonal, ku nxënësit kanë mundësi të demonstrojnë shkathtësitë e fituara për zgjidhjen e problemeve nga mjedisi i tyre dhe të fitojnë çmime të vlefshme. Deri më tani, është mbajtur një konkurs rajonal, dhe janë mbajtur dy Sfida Kombëtare të Kodimit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori