LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit i bënë dhuratë një palë atlete, shikoni reagimin e mësuesit (Video)

Nxënësit i bënë dhuratë një palë atlete, shikoni reagimin e mësuesit (Video)

Një mësues i dashur me nxënësit e tij, mori një dhuratë pikërisht nga ata me rastin e festave të fundvitit.

Ai u befasua kur një grup nxënësish i kishin blerë një pale atlete Vans, të kuqe.


Taylor Kerby është mësues psikologjie në shkollën e lartë “Edgewood” në West Covina, Kaliforni.

Momentin e hapjes së dhuratës e kanë filmuar nxënësit dhe më pas e kanë publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton shekulli.

Siç shihet edhe në video, ai duket mjaft i emocionuar nga dhurata që nxënësit e tij i kishin bërë.

Ndërkohë këta të fundit janë shprehur se, “ai u kishte thënë se i pëlqente atletet që shumica në klasë i vishnin, e si pasojë kanë menduar t’ia bëjnë dhuratë”.