LAJMI I FUNDIT:

Më nxehtë, më thatë dhe më me diell – çfarë po ndodh me klimën evropiane?

Më nxehtë, më thatë dhe më me diell – çfarë po ndodh me klimën evropiane?

Raporti i fundit i Copernicus mbi gjendjen e klimës së Evropës për vitin 2022 pikturoi një pamje të një kontinenti që po bëhet gjithnjë e më i nxehtë, më i thatë dhe më me diell.

Pse është kështu dhe nëse një skenar i ngjashëm do të na ndjekë këtë vit, Euronews bëri një hulumtim dhe u përpoq të jepte përgjigje.


Viti 2022 u shënua nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira e përhapur – klimatologu Julien Nicolas beson se kjo situatë mund të përsëritet.

“Ne e shohim këtë duke ndodhur tani në Spanjë, ku keni temperatura ekstreme, të kombinuara me kushte shumë të thata që kanë dërguar në temperatura shumë mbi mesataren. Pra, ky është një shembull i skenarit të vitit 2022, i cili mund të përsëritet”, thotë ai.

Në vitin 2022, pati një rritje të ndjeshme të numrit të ditëve me atë që quhet “stres i rëndë i nxehtësisë”. Gjithashtu, vitin e kaluar shumë pjesë të Evropës përjetuan 40 ditë ose më shumë në vit me temperatura nga 32 deri në 38 gradë Celsius, gjë që ka ngritur shqetësime te mjekët.

“Temperaturat e larta mund të shkaktojnë një atak në zemër ose goditje në tru. Ato mund të dërgojnë në dehidrim, në dështim të veshkave”, thotë Nathalie Nidens, mjeke në Aleancën Gjermane për Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.

Ajo thotë se njerëzit që janë me shëndet më të dobët duhet të kërkojnë këshilla se si të përshtaten.

“Është gjithashtu e mundur që disa medikamente dhe kufizime dietike duhet të rregullohen sepse disa medikamente mund t’ju bëjnë më të prekshëm ndaj nxehtësisë dhe për këtë arsye përbën një rrezik më të madh. Kështu që ndonjëherë dozat duhet të rregullohen”, shton Nidens.

Përveç të nxehtit dhe thatësirës, një tjetër tendencë kyçe nga viti 2022 është se Evropa po bëhet më me diell.

Vitin e kaluar, kontinenti kishte kohëzgjatjen më të gjatë të dritës së diellit në histori – siç mund ta shihni në artikullin e Euronews.

“Ajo që shohim në një klimë ngrohëse është se kemi më shumë situata ku zonat me presion të lartë bllokojnë lëvizjen e zonave me presion të ulët. Dhe për shkak të kësaj, zona e presionit të lartë mund të shoqërohet me kushte më me diell”, tha Rob Roebeling, specialist i produkteve klimatike në Eumetsat

Në nivel global, prilli i vitit 2023 ishte 0,3 gradë Celsius mbi mesataren krahasuar me mesataren e temperaturës për periudhën 1991-2020. Në Evropë ishte një tablo e përzier. Ishte më e ftohtë nga Britania e Madhe në Turqi, por shumë më ngrohtë rreth Gadishullit Iberik.

Në Mesdheun perëndimor, një sërë temperaturash më të larta të të gjitha kohërave u regjistruan në muajin prill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori